Kosova
Komisioni Evropian: Katalonia e Kosova nuk kanë asnjë ngjashmëri
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas ka theksuar se Katalonia dhe Kosova janë raste të ndryshme dhe si të tilla nuk mund të krahasohen
Rasti i Katalonisë që po kërkon pavarësi nga Spanja nuk mund të krahasohen në asnjë mënyrë me Kosovën. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas, pasi mediet serbe kanë krijuar ngjashmëri në mes dy vendeve. Ai ka theksuar se Katalonia dhe Kosova janë raste të ndryshme dhe si të tilla nuk mund të krahasohen, raportojnë mediet serbe.
“Kur ishte në pyetje njohja e Kosovës, ishte një kontekst shumë specifik. Ky qëndrim u miratua nga deklarata e ndryshme të OKB-së dhe bashkësia ndërkombëtare. Konteksti ishte shumë i veçantë, me arsye të veçanta”, tha Shinas, transmeton lajmi.net
Tutje nga një referendumi i mbajtur dje në Kataloni, pas përleshjeve me policinë u lënduan mbi 900 persona. Serbët e kanë kritikuar këtë referendum, duke e krahasuar rastin e Katalonisë me Kosovën. Pikërisht edhe një nga arsyet pse Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet, është rasti me Katalunasit.
Ndryshe, edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka pyetur BE-në se si është e mundur që të kundërshtohet pavarësia e Katalonisë, e shpallur me referendum, dhe të pranohet pavarësia e Kosovës, pavarësi të cilën thotë se e kanë pranuar 22 shtete anëtare të BE-së, duke shkelur ligjin evropian të bazuar në të drejtën evropiane.
“Pas referendumit të Katalonisë dhe reagimit të Komisionit Evropian, se referendumi ishte i paligjshëm, unë mendoj se është e qartë se sa e vështirë është për ta ruajtur pavarësinë e Serbisë”, tha Vuçiq.
“Sot çdo qytetar i Serbisë mund të pyesë Bashkimin Evropian, se si referendumi për pavarësi i Katalonisë është i paligjshëm, ndërsa në rastin e Kosovës, ajo ka të drejtë të shkëputet pa referendum fare”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se kurrë nuk do të ketë një përgjigje ndaj serbëve, se si Katalonia nuk mundet e Kosova po, që të shpallin pavarësinë
Vuçiq tha se fuqitë botërore vendosën të luanin me rishikimin e kufijve në Ballkan, por tani kur problemi i njëjtë u erdhi para derës së tyre, situata po del të jetë shumë më serioze…
“Ne do të mbrojmë parimet evropiane dhe demokracinë, por ne do të mbrojmë pavarësinë tonë”, tha Vuçiq, duke shtuar se do të bashkëpunojë me fqinjët shqiptarë, por do t’u jetë mirënjohës vendeve evropiane që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, siç janë: Spanja, Sllovakia, Rumania, Qiproja dhe Greqia.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











