Lajme
Komisioni Evropian kritikon rregullat e reja të sigurisë në tunelin bazë të Gotthardit
Komisioni Evropian ka kritikuar rregullat e reja të sigurisë që Zvicra ka vendosur për trenat e mallrave që kalojnë nëpër Tunelin Bazë të Gotthardit, duke paralajmëruar se ato mund të shkaktojnë pengesa në transportin hekurudhor evropian të mallrave. Në Bruksel shprehen shqetësime se kufizimet e reja mund të çojnë në zhvendosjen e qarkullimit nga hekurudha në rrugë, duke goditur një sektor që tashmë konsiderohet i brishtë.
Pas aksidentit të gushtit 2023, kur një tren mallrash doli nga shinat për shkak të thyerjes së një rrote – ngjarje që solli 13 muaj punime riparimi me një kosto rreth 150 milionë franga zvicerane – Zyra Federale e Transportit (BAV) vendosi masa më të rrepta sigurie.
Masat përfshijnë:
përdorimin e rrotave më të mëdha,
kontrolle më të rregullta për mbinxehje ose dëmtime të mundshme,
dhe inspektime teknike më të shpeshta të vagonëve.
Fillimisht parashikohej që rregullat të hynin në fuqi në fillim të vitit 2026, por pas kritikave nga industria e transportit, afati u shty deri në fund të vitit 2026 – ndërsa disa kërkesa do të zbatohen deri në vitin 2027.
Komisioni Evropian është shprehur me optimizëm të kujdesshëm për këtë shtyrje, duke shpresuar që koha shtesë do të shfrytëzohet për të gjetur një zgjidhje që siguron njëkohësisht sigurinë e transportit të mallrave dhe rrjedhshmërinë e trafikut hekurudhor evropian.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










