Kosova
Komisioni Evropian po e përcjell nga afër rastijn Sanduloviq
Komisioni Evropian është duke e përcjellë nga afër rastin e keqtrajtimit dhe të paraburgimit të opozitarit serb, Nikola Sanduloviq.
Në një përgjigje për KOHËN, zëdhënësja e Komisionit, Ana Pisonero, ka thënë se janë në kontakt me autoritetet përkatëse.
“Kemi parë raportime në lidhje me paraburgimin dhe keqtrajtimin e supozuar të Sanduloviq. Po e ndjekim nga afër këtë rast dhe jemi në kontakt me autoritetet përkatëse dhe palët e interesuara. Është e rëndësishme të kemi qartësi të plotë të fakteve rreth këtij rasti. Presim që të drejtat e të gjithë qytetarëve të respektohen. Çdo ndalim duhet të bazohet në dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e një vepre penale dhe çdo pretendim i besueshëm për dhunë duhet të ndiqet efektivisht nga autoritetet kompetente”, ka deklaruar Pisonero.
Sanduloviqit i është caktuar masa e paraburgimi prej një muaji nga Gjykata e Lartë në Nish. Në arsyetimin e gjykatës thuhet se Sanduloviq është arrestuar për veprën penale nxitje të urrejtjes kombëtare, racore e fetare.
Politikani opozitar serb është rrahur brutalisht nga policia sekrete serbe, në ndërtesën e BIA-s ditë më parë. Sipas familjes dhe avokatit të tij, arsyeja ishte një postim i tij në X duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke thënë se është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare./Koha.net
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












