Lajme
Komisioni kërkon që pushimi i lindjes të rritet nga 16 në 38 javë
Baballarët duhet të marrin të paktën 15 nga 38 javët. Nëse nuk e bëjnë këtë, pretendimi i tyre do të "digjej", pra nuk duhet të transferohet tek nëna
Nënat dhe baballarët në Zvicër duhet të jenë në gjendje të marrin pushime prindërore së bashku deri në 38 javë, ose 22 më shumë se sot, kur ato janë vetëm 16 javë, transmeton albinfo.ch. Kështu propozon Komisioni Federal për Çështjet Familjare .
Sipas propozimit, baballarët duhet të marrin të paktën 15 nga 38 javët. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, pretendimi i tyre për këtë të drejtë do të “digjej”, pra nuk duhet të transferohet tek nëna, shkruan srf.ch.
Një nga arsyet pse pushimi prindëror është i vlefshëm për ekonominë është se nënat mund të kthehen në punë më shpejt, është shprehur komisionerja Nadine Hoch për SRF.
Propozimi për një leje të tillë prindërore nuk është i ri. Megjithatë, ai kësaj radhe është përshtatur në lidhje me barazinë gjinore.
Sipas EKFF-së, pushimi prindëror e bën më të lehtë kombinimin e familjes dhe karrierës, përcjell albinfo.ch. Ai mundëson një shpërndarje më të drejtë të kujdesit, familjes dhe punës me pagesë.
Sipas Komisionit, pushimi prindëror ndikon pozitivisht edhe në zhvillimin e fëmijës. Ai gjithashtu zbut mungesën e punëtorëve të kualifikuar, rrit produktivitetin ekonomik dhe rrit shkallën e lindjeve.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel














