Lajme
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese
.Këto amendament që i japin fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, për herë të parë kanë bashkuar pozitën edhe opozitën kosovare Komisioni për Ndryshimet Kushtetuese ka miratuar njëzëri të gjitha amendamentet kushtuese që kanë të bëjnë me përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Këto janë 22 amendamente do t’i dorëzohen Kuvendit të Kosovës […]
.Këto amendament që i japin fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, për herë të parë kanë bashkuar pozitën edhe opozitën kosovare
Komisioni për Ndryshimet Kushtetuese ka miratuar njëzëri të gjitha amendamentet kushtuese që kanë të bëjnë me përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Këto janë 22 amendamente do t’i dorëzohen Kuvendit të Kosovës për miratimi në formë të një projektligji.
Këto amendament për herë të parë kanë bashkuar gjithë partitë politike edhe pozitë edhe opozitë, për faktin se me këto ndryshime kushtetuese i hapet rrugë sovranitetit të plotë të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Komisionit për Ndryshime Kushtetuese, Arsim Bajrami, tha se të gjitha amendamentet janë votuar njëzëri nga Komisioni. “Kemi pasur vetëm një amendament të kontestuar nga Gjykata Kushtetuese, ai për të drejtat e refugjatëve dhe jemi marrë vesh që ai amendament të kalojë në kaptinën për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut”, ka thënë Bajrami.
Ai tha se ka një konsensus që ligji të procedohet në seancë plenare, dhe të premten Kuvendi i Kosovës të miratojë Projektligji për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.
“Kjo po bëhet në mënyrë që deri më 10 shtator kur mbahet mbledhja e Grupit Drejtues Ndërkombëtar në Prishtinë, Kuvendi t’i përmbushë të gjitha obligimet, që edhe formalisht Kosova të jetë shtet i plotë, sovran, pa mbikëqyrje ndërkombëtare”, ka thënë Bajrami.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













