Lajme
Kompania e naftës OKTA mbetën pa licencë
Doganat e Maqedonisë ia kanë hequr licencën e importit dhe eksportit Kompanisë për përpunimin e derivateve OKTA në Shkup
Tregu i derivateve në Kosovë mund të rrezikohet për shkak të një mosmarrëveshje që ka plasur ndërmjet Doganave të Maqedonas dhe kompanisë për përpunimin e naftës OKTA.
Doganat maqedonase ia kanë hequr licencën për import dhe eksport kompanisë OKTA, pasi që kjo e fundit nuk i ka përmbushë kriteret doganore.
Kjo rafineri, e vetmja në Maqedoni me një kapacitete prej 4 milionë tonë naftë në vit, ka qenë furnizuesi kryesor me derivate edhe në Kosovë.
Siç raporton agjencia INA, Drejtoria e Doganave ka theksuar se OKTA në mënyrë serioze ka shkelur rregullat e doganimit dhe rregullativat e tjera për eksport të naftës. Për këtë arsye doganat maqedonase kanë ngritur edhe procedurë penale ndaj kësaj kompani për ikje nga tatimi.
Ndërkaq përfaqësuesit e kësaj kompanie deklarata e Doganave të Maqedonisë i kanë cilësuar të pa baza. OKTA shpreh shqetësime se ky vendim do të ndikojë në furnizimin normal me derivate të naftës të tregut vendor, përfshirë edhe tregun kosovarë ku ka qenë furnizuesi kryesor me derivate.
Përfaqësuesit e naftëtarëve të Kosovës, ndërkaq siç raportohet, janë shprehen të sigurt në procesin e importimit të derivateve nga OKTA. Ata kanë thënë se nafta që ka hyrë në Kosovë u është nënshtruar të gjitha procedurave edhe doganore edhe atyre të kontrollit.
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










