Portrete të firmave
Kompania FinTech Numarics me rritje më të shpejtë në Zvicër

Në të njëjtin vit kur u themelua, Numarics mori çmimin “Best of Swiss Apps” në kategorinë Enterprise për zgjidhjen e saj ERP
Numarics u themelua ne vitin 2021 nga Dominique Ray dhe Kristian Kabashi. Me zyra në 6 lokacione në Zvicër dhe një zyrë në Prishtinë, Numarics po revolucionarizon procesin e kontabilitetit dhe taksave për firmat zvicerane. Dixhitalizimi i procesit të kontabilitetit me automatizim përmes aplikacionit, u ndihmon themeluesve të kompanive të fokusohen në punën e tyre, ndërsa kontabiliteti mirëmbahet nga ekipi Numarics.
Në të njëjtin vit kur u themelua, Numarics mori çmimin “Best of Swiss Apps” në kategorinë Enterprise për zgjidhjen e saj ERP. Në qershor, i mblodhi më shumë se 2 milionë franga zvicerane në një raund financimi dhe deklaroi në atë kohë se kompania donte të investonte në një ekip specialistësh, në veçanti.
Së fundmi, në fund të vitit 2022, Numarics i bashkoi forcat me kompaninë A&O Kreston, e cila është njëra ndër kompanitë më të mëdha të ofrimit të shërbimeve financiare në Zvicër, me mbi 70 ekspertë nga fusha e kontabilitetit dhe auditimit.
Më parë, Numarics kishte filluar bashkëpunimin për ofrimin e një zgjidhjeje të integruar me bankën më të madhe të Zvicrës, UBS.
Dominique Rey, bashkëthemelues dhe CEO në Numarics, duke komentuar bashkimin ndër të tjera thotë: “Blerja e A&O Kreston është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e fintech-ut tonë. Me shkrirjen, ne jo vetëm shkrihemi me një të besuar të klasit të parë, por mbi të gjitha fitojmë gjithashtu një aftësi unike ekspertësh. Kjo ekspertizë që e sjellë në Numarics kompania A&O Kreston përfaqëson një hap shumë të rëndësishëm për zhvillimin e Numarics.”
Kombinimi i ekspertizës së A&O Kreston me teknologjinë që përdorë Numarics për dixhitalizim të proceseve të kontabilitetit është një vlerë që asnjë kompani në Zvicër nuk e ka. Për më tepër, tani numri i klientëve të Numarics shkon në mbi 3000.
/Publireportazh/
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
21-vjeçarja nga Kosova humbi jetën në aksident në Gjermani Një 21-vjeçare me prejardhje nga Kosova ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda që...
-
Numri më i ri i albinfo.ch sjell ofertën turistike të Kosovës, për diasporën
-
Reflektim mbi ri-kthimin! Pse ktheheni çdo verë në Kosovë?
-
Bashkatdhetarët po vijnë në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare
-
Riola Xhemaili: “E lumtur të bëj krenare Shqipërinë, Zvicrën dhe Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Dënohet për mashtrim polici i rremë Një polici i rremë ka mashtruar dy persona në kantonin e Bernës me një shumë prej...
-
Projekti i SBB-së zemëron gjermanët: Edhe ne këtu kemi të drejta!
-
Si mund të ndikojnë traktatet e reja të Zvicrës me BE-në në emigracion?
-
Paditë për ndalimin e blerjes së dronëve izraelitë nga Zvicra: A shkelet neutraliteti?
-
Popullsia zvicerane e kënaqur me jetesën