Lajme
Kompania zvicerane “anti emigrante” kërkon të punësojë të huaj
Sipas raporteve të mediave zvicerane të dielën, EMS-Chemie, një kompani që i përket Christoph Blocher, themeluesit të Partisë Popullore Zvicerane (SVP) të krahut të djathtë që drejtohet nga vajza e tij, deputetja Magdalena Martullo-Blocher, po rekruton punonjës nga Gjermania.
Ndërsa kjo mund të mos jetë e pazakontë për shumë punëdhënës në Zvicër, Blocherët, si dhe SVP në përgjithësi, janë të vendosur kundër emigrantëve, duke argumentuar se të huajt ua heqin punën zviceranëve dhe nuk duhet të lejohen të vijnë në vend, shkruan The Local.
I pyetur për këtë mospërputhje, një zëdhënës i EMS-Chemie i tha portalit të lajmeve Watson se kompania “përpiqet të plotësojë të gjitha pozicionet e hapura me njerëz nga Zvicra. Por, nëse kjo nuk funksionon, ne do të kërkojmë specialistë edhe në vendet gjermanishtfolëse”.
Me fjalë të tjera, edhe për të djathtët, pragmatizmi ndonjëherë ka përparësi ndaj patriotizmit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












