Lajme
Kompanitë e sigurimeve, për 7 muaj humben 11.5 milionë €
Derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak humbjet e sigurimeve ishte vetëm 2.5 milionë €, sivjet sipas Bankës Qendrore të Kosovës, humbjet kanë arritur në 11.5 milionë €
Vetëm gjatë 7 muajve të parë të këtij viti, kompanitë e sigurimeve në Kosovë kanë humbur 11,5 milionë euro, ose 9 milionë euro më shumë nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Kështu thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës publikuar për kompanitë e sigurimeve dhe bankave.
Sipas BQK-së, kompanitë e sigurimeve vazhdojnë ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre me bilanc negative. Derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak humbja e sigurimeve ishte vetëm 2.5 milionë euro, sivjet siç raportin “Zëri” humbjet kanë arritur në 11.5 milionë euro.
Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se nga fillimi i viti e deri në fund të muajit korrik të hyrat neto kanë qenë 34,9 milionë euro, derisa dëmet e ndodhura kanë qenë rreth 25 milionë euro, derisa shpenzimet tjera administrative kanë shkuar në 21,4 milionë euro.
0Në korrik të këtij viti numri i të punësuarve në kompani të sigurimeve ka qenë 1614, apo 130 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Ndërsa sa i përket bankave komerciale, për shtatë muajt e shkuar, bankat fituan 46.7 milionë euro. krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shihet se fitimi i bankave sivjet është më i vogël për 5.9 milionë euro.
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












