Lajme
Kompanitë fillojnë fushatën e rrejshme të marketingut
Disa nga kompanitë e mëdha tregtare kanë paralajmëruar zbritje çmimesh, ndërsa në realitet ka ndodhur e kundërta. Janë zbritur 20 produkte, ndërsa janë ngritur qindra të tjerë
Në prag të festave të fundviti, kompanitë mëdha tregtare në Kosovë, kanë filluar një fushatë të fuqishme marketingu, duke i joshur konsumatorët me loja shpërblyese, zbritje produktesh, dhurata për fëmijë etj. Për shumë konsumatorë, kjo fushatë është kozmetikë demagogjike.
Vetëm gjatë këtij vikendi disa nga kompanitë më të mëdha tregtare në Prishtinë kanë paralajmëruar zbritje çmimesh, ndërsa në realitet ka ndodhur e kundërta. Janë zbritur 20 produkte më pak të rëndësishme, ndërsa çmimi është ngritur në produktet bazë.
Qamil Nika, teknik i makinerisë, tregon raste të shumta kur ai dhe familja e tij, kanë hasur në marketing të rrejshëm që kanë bërë kompanitë tregtare.
“Këto reklama që i shpërndajnë në formë të fletushkave duke i vendosur në vetura, në shtëpi, banesa apo edhe përmes televizioneve janë reklama të rrejshme. Një rast që i ka ndodhur djalit tim në dy vende
ku ai ka shkuar për të blerë. Kur ka shkuar të marrë një produkt në çmimin reklamues ka qenë ndryshe, ndërkaq kur ka shkuar në arkë për të paguar, ka qenë 4 euro më shtrenjtë”, shprehet Nika, 60 vjeçar.
Në raste të tilla ka hasur edhe Artan Krasniqi, student në njërin nga fakultete private në Prishtinë. Ai thotë për REL se nuk ka asnjë dyshim se marketingu i kompanive tregtare në të shumtën e rasteve është tërheqës për konsumatorin, por në të njëjtën kohë është edhe mashtrues.
“Pasi që ta kryesh blerjen dhe e merr kuponin dhe kur të shkosh në shtëpi bën një rishikim, e sheh që shumica e çmimeve nuk janë reale nga ajo që kanë prezantuar në reklama. Në shumë produkte përfitojnë
kompanitë. Në këso raste duhet vepruar shteti, pasi që është mashtrim ndaj qytetarit”, thotë ai.
Në Kosovë, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë funksionon Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, i cili, në bazë të kornizës ligjore harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e mbrojtjes së konsumatorit.
Ata janë përgjegjës për mbikëqyrjen e kompanive dhe ndëshkimit në rastet kur bëhet marketing i rrejshëm.
Arton Demolli, zyrtar i lartë për mbrojtjen e konsumatorit, nuk mohon rastet kur kompani të mëdha tregtare janë identifikuar se kanë bërë reklama me çmime të rrejshme.
“Nuk do të kisha përmendur konkretisht ndonjë subjekt por ka prej të gjithë operatorëve që ofrojnë shërbime apo mallra që ndodh ndonjëherë të bëjnë shkelje që nuk përputhen çmimet dhe inspektorati merr masa
sipas procedurave dhe e procedon lëndën në gjyq”, bën të ditur Demolli.
Sipas Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorit në Kosovë, konsiderohet mashtruese dhe dënohet ne qoftë se një kompani bën një reklamë e cila përmban informata të pasakta, dhe rrjedhimisht ka mundësi të mashtrojë
konsumatorin e rëndomtë, i cili në bazë të praktikes së tillë merr vendim të cilin përndryshe nuk do ta ndërmerrte.
Gjobat për ato kompanitë të cilët identifikohen se kanë bërë reklama mashtruese, sipas Ligjit për Mbrojtjen e konsumatorit janë prej njëmijë euro deri në tremijë euro.
Kryetari i Organizatës Joqeveritare “Konsumatorit”, Selatin Kaçaniku thekson se mekanizmat për mbrojtjen e konsumatorit dhe mbikëqyrjen e tregut nuk veprojnë.
“Ne kemi elemente edhe të konkurrencës jo formale, kemi element të reklamave mashtruese, ka shuam elemente që meritojnë kontroll të rreptë në fundvit. Konsumatori në Kosovë udhëhiqet nga reklamat
mashtruese dhe i fundit e kupton që e gjithë kjo është e dëmshme për të”, vlerëson Kaçaniku.
Ndryshe, ka shumë raste kur konsumatorët të cilët janë “djegë” nga kompanitë, e kanë thirrur Komisionin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, por inspektorët nuk kanë reaguar. Kështu që në Kosovë, konsumatorët
nuk janë të mbrojtur në masë të madhe kur e drejta e tyre shkelet në treg.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana









