Lajme
Kompanitë nga Kosova do të marrin pjesë në Panairin “Fruit Logistica 2022” në Gjermani
Nga data 05 deri 07 prill 2022, shtatë kompani nga Kosova do të marrin pjesë në Panairin që do të mbahet në Berlin të Gjermanisë,
Bëhet e ditur se nga data 05 deri 07 prill 2022, shtatë kompani nga Kosova do të marrin pjesë në Panairin ndërkombëtar të produkteve bujqësore, industrisë së pemëve dhe perimeve të freskëta, frutave të imta etj. “Fruit Logistica 2022” që do të mbahet në Berlin të Gjermanisë, njofton albinfo.ch.
Kompanitë kosovare: EURO FRUTI, FUNGO, BOOST BERRIES, HIT FLORES, SANTE FRUIT, BERRY KODE DHE JONI-SH, do të prezantojnë produktet e tyre në një hapësirë ekspozuese prej 119 m2 në Hall 1.1/D-08. Njëherësh kompanitë tona në këtë panair do të kenë mundësi që të krijojnë bashkëpunime me kompanitë pjesëmarrëse dhe blerës potencial me qëllim të rritjes së prodhimit dhe eksportit.
Pjesëmarrja në këtë panair është organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Gjatë vitit 2020, në Panairin ndërkombëtar “Fruit Logistica”, prezantuan më shumë se 3,300 ekspozues nga 91 vende dhe morën pjesë rreth 73,000 shitës dhe vizitorë tregtarë nga 135 vende nga mbarë bota.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












