Lajme
Kompanitë turke “pushtojnë” Kosovën
Aktualisht në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve janë të evidentuara 875 kompani turke që operojnë në Kosovë
Shteti turk është ndër vendet që ka shtrirë më të madhe ndikim në ekonomik në Kosovë. Aeroporti, Rrjeti i Shpërndarjes në Korporatën Energjetike të Kosovës, Kompania “Ballkani” në Suharekë etj, janë vetëm disa vende kyçe që kanë investuar kompanitë nga Turqia.
Në Kosovë, siç raporton gazeta “express” operojnë 875 kompani turke me investime prej 82.5 milionë eurosh. Krahas privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha si Aeroporti dhe KEK-u, kompani nga Turqia shihen si pretendente për të blerë PTK-në dhe për ta ndërtuar Termocentralin “Kosova e Re”.
Po ashtu, sipas të njëtt burim, shteti turk po investon me të madhe edhe në sektorin bankar të Kosovës. “Si biznese më të fuqishme me kapital turk në këtë sektor llogariten Banka Kombëtare Tregtare dhe TEB Banka, të cilat kontrollojnë rreth 7 për qind të tregut bankar në Kosovë”, raporton “express”.
Investime si këto nga njohës të ekonomisë po shihen si një “pushtim” i ekonomisë kosovare nga Turqia në të ardhmen. Aktualisht në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve janë të evidentuara 875 kompani turke që operojnë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












