Lajme
Kompensimi i biletave të trenit nga 1 janar 2021, ja çka duhet të dini
Nga viti i ardhshëm, udhëtarët do të kenë të drejtën e kompensimit për vonesat në transportin publik në Zvicër
Një grup i ri i të drejtave të pasagjerëve do të hyjë në fuqi më 1 janar 2021.
Sipas rregullave, udhëtarët do të kenë të drejtë për kompensim për vonesat mbi një orë.
Vonesat më të gjata se një orë do t’u japin të drejtë udhëtarëve në 25 për qind të tarifës, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Nëse vonesa është më e gjatë se dy orë, udhëtarët do të kenë të drejtën e 50 për qind të tarifës.
Sipas Watson, rimbursimet do të zbatohen vetëm për tarifat pesë franga dhe më lart – d.m.th. udhëtarët mund të kërkojnë kompensimin vetëm nëse shuma e kompensimit është mbi pesë franga.
Të gjithë pasagjerët do të kompensohen, përfshirë ata që kanë blerë bileta për udhëtimin dhe ata që janë duke marrë udhëtimin, por që kanë bileta mujore ose vjetore.
Mund të kërkohet një maksimum prej dhjetë për qind e vlerës së pajtimit (në vit ose në muaj).
Rregulli zbatohet në të gjithë transportin publik në Zvicër.
Pretendimet mund të lëshohen në internet ose në pikat e SBB-së.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud










