Komunikatë për shtyp
Republika e KosovësRepublika Kosova – Republic of KosovoQeveria –Vlada – GovernmentEmbassy in SwitzerlandRreth themelimit te Fondacionit për Zhvillim të Kosovës në Zvicër, Ambasada e Kosovës në Zvicër jep njoftimin e më poshtëm :Fondacioni themelohet, nga qytetarë kosovarë me banim në Zvicër dhe qytetarë zviceranë, në përputhje me nenin 80 të Kodit civil zviceran dhe si tillë do të jetë i regjistruar në Regjistrin e Tregtisë në Zvicër si fondacion i pavarur, jopolitik dhe jo fitimprurës dhe do të mbikëqyret nga Autoriteti federal për mbikëqyrjen e fondacioneve. Ky fondacion ka për qellim dhënien e bursave për studentet tanë, tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë si dhe promovimin e kulturës kosovare dhe integrimin e kosovareve në Zvicër.Ambasada jonë, duke respektuar plotësisht legjislacionin kosovar ne fuqi, dhe ne pajtim të plotë me detyrat dhe përgjegjësitë qe i takojnë duke pasur parasysh interesin tonë shtetëror, ka mbështetur që nga fillimi një nismë të tillë dhe ka ofruar përkrahjen e saj të plotë. Por në asnjë rast Ambasada jonë nuk është themeluese e fondacionit në fjale sepse kjo është në kundërshtim me ligjin zviceran dhe atë kosovar sikur se asnjë anëtar i stafit te Ambasadës sonë nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e fondacionit në fjalë. Fondacioni ka këshillin e tij nismëtar i cili do të jetë i regjistruar në regjistrin e tregtisë në Zvicër në përbërje të : Fatmir HyseniMathias DesarzensFitim DalipiAvni OrllatiPrenë Kqira Konsiderojmë se është detyrë e Ambasadës sonë për të mbështetur çdo nismë dhe projekt qe ka për qellim zhvillimin e Kosovës dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Në këtë drejtim nuk do të mungoj mbështetja e Ambasadës sonë, sikur nuk mungon ajo e institucioneve tona dhe autoriteteve zvicerane.Bernë, më 6 dhjetor 2010
Amthausgasse 3 Bern 3011031 310 06 90, fax: 031 310 06 91[email protected]
E-Diaspora
-
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee Kompania e njuhur smzh ag ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në zhvillimin e saj... -
Inxhinierët shqiptarë në Zvicër organizojnë cikël webinaresh për shkëmbimin e njohurive profesionale -
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit -
Gjenevë: U debatua për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër dhe u prezantua nisma “Zëri i Gruas LIRA” -
Hoxha për 7 Marsin: Mësuesit ndërtojnë urën mes diasporës dhe Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Fitore shumë e ngushtë e të Majtës në Parlamentin e Cyrihut Ndryshe nga ekzekutivi, ku ajo ka epërsi të dukshme, e majta ka një shumicë shumë të... -
Paga minimale në Gjenevë ulet për punët verore -
Ekzekutivi i Cyrihut “rrëshqet” tutje në të majtë -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
Ministri zviceran i mbrojtjes kritikon vendet që zhvillojnë luftëra












