Lajme
Komuniteti i shqiptarëve në Zvicër, përkrah Votën e Diasporës në Shqipëri

Në Cyrih u mbajt diskutimi i hapur në lidhje me përfshirjen e Diasporës në votimet në Shqipëri, shkruan albinfo.ch.
Diaspora Për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) organizuan një diskutim të hapur mbi pjesëmarrjen e diasporës shqiptare në votimet në Shqipëri.
Pas takimit në Toronto të muajit janar, të enjten mbrëma (16.03.2023) u mbajt takimi i radhës i Diaspora për Shqipërinë e Lirë me komunitetin shqiptar, këtë radhë në Cyrih të Zvicrës.
Postimi i plotë nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë:
Ky ishte një takim i shkëlqyer që kishte për qëllim:
- Njohjen me anëtarët dhe prezantimi i punës së DPSHL-së.
- Informimin për të drejtën e votës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe rëndësinë e saj për të ardhmen e vendit tonë.
- Pyetje/përgjigje me pjesëmarrësit në takim.
- Marrja e mendimeve të tyre dhe angazhimin e tyre në çështjet që prekin Shqipërinë.
Bashkëpresidentët e DPSHL, Jonida Flöer-Bruci dhe Florian Haçkaj ishin prezentë e bashkë me Dr. Klodian Rado nga Kanadaja. Ata dhane një pasqyrë të asaj ku jemi me Votën e Diasporës e çfarë duhet të vijë më pas.
Kjo panoramë u plotësua me eksperiencën e Eleonit Smajli, i cili është bashkëthemelues i fushtaës DU ME VOTU që ka ndihmuar Diasporën e Kosovës të regjistrohet masivisht në zgjedhjet e kaluara.
Qëndresa Sadriu-Hoxha, parlamentare e Kantonit të Cyrihut, dha mesazhe për rëndesinë e angazhimit të shqiptarëve jo vetëm në politiken e vendeve të origjinës por edhe në ato ku jetojnë.
Kishim kënaqësinë të kishim prezent me videomesazhet e tyre shumë domethënëse Prof. Artan Fuga dhe Florjan Binaj.
Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit e në veçanti shprehim mirënjohjen për ata që gjeten kohën të vinin në një dite jave, pas orarit të punës, duke marrë kohë nga familjet e tyre.
Mbështetja juaj është një motivim më shumë për ne e ju ftojmë të bashkoheni duke plotesuar formularin e antarësimit në www.diasporaofalbania.com
Të tjera shtete dhe takime të rëndësishme me diasporën na presin, thuhet në postimin DPSHL-së.




Të ngjashme

Diskutim në lidhje me përfshirjen e diasporës në votimet në Shqipëri
- “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” kërkon dorëheqjen e ministrit të Diasporës
- Diaspora për Shqipërinë e Lirë i drejtohet publikisht Edi Ramës
- Diaspora e Shqipërisë me 1.3 milionë votues që nuk dihet nëse do të mund të votojnë nga jashtë
- Diaspora kërkon 10 vende në Parlamentin e Shqipërisë
- Diaspora shqiptare shpreh rezerva për votimin e tyre jashtë Shqipërisë
- Lëreni Diasporën të sjellë Diasporën në Shqipëri, ashtu siç është, e papërlyer
- Themeluesit e lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë takohen me presidentin e Shqipërisë
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Gjykatën Federale Penale
6 shtetas të Kosovës dhe të Maqedonisë akuzohen për terrorizëm Gjashtë të akuzuarit (26 deri në 33 vjeç), janë shtetas të Kosovës apo Maqedonisë, njëri është...
-
Shqiptarët në vitin 2022, rekord aplikimesh për azil në Britani
-
Dy shkolla shqipe hapen në Itali
-
Në Britani rekord kërkesash për azil në 2022, në BE niveli më i lartë në tri vjet
-
Filmi i regjisores nga Kosova shfaqet në Bruksel
Jeta në Zvicër
-
Fillimi i jetës në një vend të huaj: Zvicra e kalon Austrinë dhe Gjermaninë Një renditje e re ndërkombëtare ka bërë që Zvicra të renditet mbi fqinjët e saj gjermanishtfolës,...
-
Posta në Bernë paguan 10,000 CHF në muaj që punëtorët të shkojnë në punë me taksi
-
Lucern: Dënohen babë e mirë, mashtruan me kredi urgjente të Covid-it për 365 mijë CHF
-
Probleme teknike me shërbimet online të CS
-
Sondazhi në Zvicër, cila parti ka rënë më shumë