Lajme
Koncerni zviceran, Nestle, i 14-ti në botë dhe i pari në Evropë
Me vlerën e tij që në bursë llogaritet të jetë rreth 300 miliardë dollarë, koncerni Nestle, me seli në Vevey të Kantonit Vaud është ndërmarrja më e shtrenjtë në gjithë Evropën
Koncerni i madh zviceran, më i madhi i industrisë ushqimore në botë, Nestle, radhitet në vendin e 14-të në ranglistën e kompanive me vlerë më të madhe në botë. Brenda gjashtë muajve, Nestle ka ngjitur dy vende në këtë radhitje, shkruan srf.ch.
Ranglistën e ka përpiluar ndërmarrja për konsultime dhe vlerësime, EY. Ajo në këtë listë ka bërë krahasimin e 100 ndërmarrjeve më me vlerë në botë, të kuotuara në bursa.
Me vlerën e tij që në bursë llogaritet të jetë rreth 300 miliardë dollarë, koncerni Nestle, me seli në Vevey të Kantonit Vaud, është ndërmarrja më e shtrenjtë në gjithë Evropën.
Edhe dy koncerne të tjera zvicerane përveç Nestle-s janë radhitur në këtë listë, përcjell albinfo.ch. Fjala është për kompanitë farmaceutike Roche dhe Novartis, të dyja nga Bazeli. Roche është në vendin 24-t, ndërsa Novartis në të 36-in.
Ndërsa vendin e parë për nga vlera e saj është kompania Microsoft që vlen diçka më shumë se një mijë miliardë dollarë. Pas saj vjen Amazon me 937 miliardë dhe Apple me 919 miliardë dollarë, koncerne amerikane.
Në Top 10 të listës, 8 kompani janë nga SHBA, ndërsa 6 prej tyre vijnë nga dega e teknologjisë, transmeton albinfo.ch. Vetëm dy nga 10 vendet e para i zënë kompanitë jashtë SHBA-së. Bëhet fjalë për dy koncernet kineze: Alibaba dhe Temcent.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











