Lajme
Koncert humanitar për skamnorët në Kosovë
Më 17 dhjetor, në Romanshorn
Shoqëria kulturore-artistike “Dardania” nga Winterthuri njofton se ka vendosur të vazhdojë edhe më tutje grumbullimin e ndihmave humanitare për skamnorët në Kosovë e gjetiu, për ta zbutur sado pak varfërinë e skajshme.
Gjendja familjare në Kosovë, e cila po keqësohet edhe më tutje, nga papunësia dhe paaftësia e një pjese të madhe të invalidëve dhe jetimëve, apo edhe të sëmurëve, ka shtyrë që kryesia e kësaj shoqërie të vazhdojë koncertet e radhës, të fundit për këtë vit.
Nga dy koncertet e para doli nevoja që të mbahet edhe koncerti i radhës, edhe atë më 17.12.2011, nga ora 19:00, në Hotel Bodan, Bahnhofstrasse 1, 8590 Romanshorn (TG).
Motoja e këtij koncerti është: “Shijoni kënaqësinë shpirtërore, ndihmoni familjet skamnore”, me çka kështu edhe do të vazhdohet në të ardhmen nëpër qytete të Zvicës, duke mbetur me shpresë se edhe të tjerët do t’i bashkangjiten këtij aksioni për grumbullimin e mjeteve materiale për skamnorët, ashtu si deri më tani. Edhe këtu ata shprehin konsiderata për bisneset që po japin kontrubutin e vet përmes iniciativës së tyre fisnike.
Vlen të theksohet se me gjithë obligimet dhe termineve të mëdha që ka dhe pati kjo shoqëri, me dy koncerte humanitare, tri dasmave, festa e flamurit, mandej koncerti me Ansamblin Kombëtar “SHOTA” e Kosovës, të cilat do të mbahën më 12 dhe 13 dhjetor 2011, në Winterthur dhe Zürich, fundvitin e sivjetëm po e përfundon me këtë koncert humanitar aq të rëndësishëm dhe aq të vendosur për ta përfunduar një kulm mbi kokë të atij fatlumi ose asaj fatlumeje.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës












