Muzikë
Koncerti më i madh i Dua Lipës në arenën më të famshme në botë
Dua Lipa në koncertin ‘Madison Square Garden’ në New York
Mësohet se këngëtarja shqiptaro-britanike, 26 vjeçe, shfaqi figurën e saj mahnitëse të trupit në veshjen e guximshme të qëndisura nga dantella të verdha të markës “Balenciaga”, teksa performonte në Madison Square Garden në New York të martën mbrëma.
Turneu – i emëruar sipas albumit të saj të dytë “Future Nostalgia” – është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19, por më në fund filloi në Florida muajin e kaluar.
Kostumi i verdhë me të cilin ajo u paraqit gjithashtu në një koncert në Miami dhe përgjatë dhjetëra koncerteve deri më tani në gjithë turneun e saj – karakterizohej nga një palë dorezash që përputheshin me krahët.
Flokët e gjata dhe brune të super yllit ishin të ndara në mes dhe të stiluara drejt.
Fituesja e çmimit “Grammy”, e cila kohët e fundit fitoi çmimin “Artistja më e mirë e zhanrit Pop/R&B” në BRIT Awards muajin e kaluar, kishte vënë një makijazh minimal në fytyrën e saj.
Interpretuesja e hitit “Physical” argëtoi turmën me një mikrofon të zi në dorë dhe një ekip kërcimtarësh me veshje të kaltra përreth saj.
Në një moment ylli performoi një koreografi të zjarrtë teksa u ul mbi një balerin mashkull dhe bëri një performancë provokuese.
“Future Nostalgia” në mars të vitit 2021 fitoi çmimin Grammy për “Albumin më të mirë të zhanrit pop”.
Këngëtarët dytësorë të turneut: Lolo Zouaï dhe Caroline Polachek, dhuruan gjithashtu performanca fenomenale për publikun.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












