Shkurt.ch
Konferenca Bilderberg “takim komplotistësh” apo “Qeveri e Botës”
Një deputet i Parlamentit Evropian nga Italia, Mario Borghezio i partisë Lega Nord u përpoq të hynte me dhunë në konferencë
Konferenca Bilderberg që po mbahet prej dje në St.Moritz, rrethohet nga një atmosferë misterioze dhe i përshkruhen cilësi të një “takimi komplotistësh”.
Konferenca, ku marrin pjesë njerëz të fuqishëm të ekonomisë dhe të politikës botërore nuk ka mbetur jashtë fokusit të kritikave nga anë të ndryshme. Kjo konferencë nga disa quhet mbledhje e “Qeverisë Botërore”, e nga disa të tjerë n takim vjetor e një qarku elitar debatues.
Emrat e pjesëmarrësve të konferencës zakonisht mbahen sekretë deri në hapjen e saj. Ministrja Doris Leuthard është e vetmja që ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Krahas pjesëmarrësve të kësaj konference që merret si sekrete, të cilët kanë zuënë hotelin më luksoz në St.Moritz, shumë kundërshtarë të saj janë vendosur në hotele të afërta të kategorive më të ulëta. Në këto hotele ata kanë formuar qendrat e tyre mediale kundër konferencës.
Ndërkaq dje, është shënuar një incident kur dy aktivistë italianë ishin përpjekur të përvidheshin në grilat që e rrethojnë hotelin, për të protestuar kundër organizimit të konferencës. Më vonë u mor vesh se njëri nga protestuesit në fjalë ishte një deputet i Parlamentit Evropian nga Italia Mario Borghezio i partisë Lega Nord.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave










