Shkurt.ch
Konferencë në Yverdon-les-Bains për belbëzimin
Për Olivier Humez, nënkryetar i shoqatës franceze “Fjala-Belbëzimi”, i cili po ashtu është i prekur nga ky hendikep, deri në vitet 90, mediumet e kanë trajtuar belbëzimin për të qeshur. Sot, situata paraqitet më ndryshe, sepse ai tani trajtohet si një problem mjekësor dhe se ekzistojnë tretmanë efikas për të shëruar atë, ose për t`i marrë nën përkujdesje personat e prekur, që të mund të jetojnë më mirë me këtë anomali.
Marrja përsipër e këtij problemi në moshë të re, gjasat janë të mëdha për shërim, dhe se situata është më komplekse për moshën e adoleshencës, njofton Humez. Tani nuk merret vetëm trajtimi i simptomave të këtij hendikepi, por edhe të lehtësimit të komunikimit në jetën e përditshme.
Me këtë problematikë të ndjeshme, e cila i prekë sidomos fëmijët në moshën 2-5 vjeç, por edhe më vonë, janë të ballafaquar po ashtu edhe familjet shqiptare në Zvicër. Prandaj, për t`i kuptuar më mirë rrënjët e kësaj çështje, si dhe për t`i kuptuar mundësitë e shërimit, mund të merrni pjesë në konferencën në fjalë, ku do të flasin specialistë të ndryshëm të kësaj fushe.
Vendi dhe ora e mbajtjes së konferencës : Aula Magna, Château d’Yverdon-les-Bains, nga ora 14:00, hyrja falas.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime










