Futboll
Konfirmohet largimi i Xhakës nga Arsenali
27-vjeçarit iu hoq shiriti i kapitenit tek Arsenali muajin e shkuar
Agjenti Jose Noguera, që është agjent edhe i mesfushorit shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka, ka thënë se futbollisti ka arritur marrëveshje për të kaluar te Hertha Berlini në Gjermani.
27-vjeçarit iu hoq shiriti i kapitenit tek Arsenali muajin e shkuar, ndërsa tani duket se do të largohet përfundimisht nga klubit në afatin kalimtar të janarit.
Edhe pse trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se është fans i madh i XHakës, agjenti e pranon se kanë arritur marrëveshje me Hertha Berlin.
“Dua ta them sinqerisht, kemi marrëveshje me Herthan dhe ai dëshiron të kalojë në Berlin”.
“U kemi thënë shefit të Arsenalit, Raul Sanllehit dhe drejtorit sportiv Edu Gaspar, si dhe trajnerit të ri Mikel Arteta”.
“Arsenali është informuar për të gjithë hapat, lojtari dhe Herta janë të qartë. Është vetëm çështje e vlerës së transferimit, në marrëveshjen mes klubeve”, ka thënë agjenti Jose Noguera për Blick.
Jose Noguera ka shtuar se oferta e Hertha Berlin për shërbimet e Granit Xhakës është rreth 25 milionë euro.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël












