Lajme
Konfiskohen 2.2 tonë kokainë në Peru, 2 shqiptarë në kërkim
Organizata e trafikut të drogës drejtohej nga dy shtetas shqiptarë dhe droga do të dërgohej në portin e Roterdamit, në Holandë.
Policia e Perusë ka sekuestruar 2.2 tonë kokainë që do të dërgohej nga porti i Limas në Holandë. Droga ishte fshehur në kanaçe asparagusi, ndërsa në pranga ranë shtatë peruanë dhe u lëshuan urdhërarreste ndaj dy shqiptarëve.
“Ne kemi sekuestruar dy tonë e dyqind kilogramë kokainë që ishte kushtëzuar për t’u transferuar nga deti në Holandë” nga porti i Callao, fqinj Lima, i tha AFP kolonel César Echevarría, kreu i Drejtorisë Kundër Drogës, përcjell Albinfo.ch.
Echevarría bëri me dije se kjo organizatë e trafikut të drogës drejtohej nga dy shtetas shqiptarë dhe se droga do të dërgohej në portin e Roterdamit, në Holandë.
“Kjo është një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri”, tha Echavarría, pasi prezantoi ngarkesën e drogës në shtyp.
“Ne po koordinojmë me seksionin e Policisë Ndërkombëtare për të gjetur dy shtetasit shqiptarë që kanë mbërritur në vendin tonë si lehtësues logjistikë dhe në koordinim me mafian shqiptare”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit Kohëzgjatje e shtuar e konsultimeve, gabime, dublikime apo edhe mashtrime: çdo vit, profesionistët e shëndetit kërkojnë... -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden












