Lajme
Konfiskohen mbi 122 kilogramë drogë
Gjatë këtij operacioni, policia kosovare ka arrestuar katër persona të dyshuar se kanë transportuar 122 kilogramë e 180 gramë drogë
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) ka konfiskuar të premten një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike (122 kilogram) dhe ka arrestuar katër kosovarë.
“Në përkrahje të njësive speciale operative dhe krim-teknikës të Policisë së Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit në komunën e Deçanit, ka realizuar me sukses operacionin policor të koduar“Fillimi”,thuhet në një kumtesë lëshuar nga Policia e Kosovës.
Gjatë këtij operacioni, sipas PK-së, janë realizuar dy bastisje në dy lokacione, me ç’rast janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe janë konfiskuar 122 kilogramë e 180 gramë substancë narkotike, që dyshohet
të jetë e llojit marihuanë dhe prova të tjera materiale.
Të arrestuarit janë: S. U (1985), P. U (1981), F. U (1983) dhe A. GJ i lindur me 1983. të gjithë këta janë shtetas të Kosovës.
“Të lartshënuarit janë arrestuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge”, raporton Policia.
Sipas kësaj të fundit, përveç drogës së konfiskuar, të pandehurve u janë konfiskuar edhe një revole e tipit TT, 512 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 3000 franga zvicerane dhe 660 euro.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













