Lajme
Konfuzion me njohjet e Kosovës
Në opinion është krijuar paqartësi nëse Republika e Malit e ka njohur apo jo, Republikën e Kosovës
Njohja e Republikës së Kosovës nga shtetet afrikane vazhdojnë të krijojnë konfuzion në Prishtinë, nëse njohjet janë të vërteta apo jo. Disa nga këto njohje që i ka prezantuar zëvendëskryeministri Behjget Pacolli, madje duke publikuar edhe “letrat kredenciale”, së fundit kanë krijuar një “mjegull” për vërtetësinë e tyre.
Pas shteteve si Nigeri e Uganda të cilat asnjëherë nuk e kanë vërtetuar njohjen në MPJ, është Republika e Malit që së fundit ka krijuar paqartësi, nëse njohja është reale apo e trilluar.
Në mediet e Kosovës është cituar një deklaratë e Global Times e cila i referohet burimeve në Mali, të cilat kanë mohuar njohjen e Kosovës. Madje thuhet se Presidenca në mënyrë kategorike e mohoj këtë lajm fals, i cili tenton ta shkatërroj imazhin e Malit.
“Presidenca e Malit dëshiron të informojë gjithë komunitetin kombëtar dhe ndërkombëtar se presidenti nuk ka nënshkruar ende ndonjë dokument që njeh Republikën e Kosovës dhe rezervon të drejtën për të marrë masat e duhura për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e dokumentit të rreme”, shkruan në deklaratë.
Një javë më parë, ndërkaq zëvendëskryeministri Begjet Pacolli në një konferencë për media e prezantoi njohjen e Kosovës nga Mali të nënshkruar nga presidenti Dioncounda Traore.
Ndërsa këshilltari për media i Pacollit, Jetlir Zyberaj vazhdon të këmbëngulë se njohja nga Mali është zyrtare.
Ai tha se pas raportimeve nëpër media lidhur me paqartësitë e krijuara rreth njohjes nga Republika e Malit, zëvendëskryeministri Pacolli, i cili ndodhët në turne lobimi në kontinentin e Afrikës, do të udhëtojë përsëri në Mali për tu takuar autoritetet shtetërore atje dhe për të sqaruar konfuzionin e krijuar.
“Nota verbale e njohjes ka arritur javën e kaluar, e vulosur dhe e nënshkruar nga presidenti i Republikës së Malit. Ashtu siç është pranuar, nota verbal është prezantuar para opinionit publik dhe është dërguar në MPJ”, deklaron Zyberaj. Si rezultat i këtij konfuzioni të shkaktuar Pacolli i cili ndodhet në rajon, sipas tij, do të vizitojë presidencën e Malit dhe Qeverinë në Burkina Faso.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











