Lajme
Konfuzion rreth listës së re zvicerane të karantinës
Ndërkohë, asgjë në këtë listë nuk ndryshon për ata që vijnë nga vendet e Ballkanit
BAG ka aktualizuar sot listën e rrezikut për udhëtarët, e cila do të vlejë që nga 8 gushti.
Spanja është vendi i ri në listën e karantinës, por duke përjashtuar këtu Ishujtë Balearik dhe Kanarie.
Ndërkohë, sot ka mbretëruar një konfuzion i madh për listën federale të rrezikut. Pasi BAG ka shtuar të mërkurën Spanjën në listën e sapozgjeruar të karantinës në 46 vende, agjensia e lajmeve SDA ka komunikuar gabimisht sot se në atë listë janë përfshirë të gjitha vendet e BE-së, që janë jashtë -Shengen me përjashtim të 20 vendeve.
Por, ky është një raport i rremë, ka shpjeguar FDJP (Ministria e Drejtësisë dhe Policisë) për Nau.ch.
Në fakt, ajo që ishte rregulluar, ishte vetëm lista e rrezikut të SEM, e cila tregon se cilat vende të treta kanë kufizim hyrjeje, transmeton albinfo.ch. Algjeria nuk është listuar më aty ka thënë zëdhënësi, Philipp Schwander.
Ndryshe, asgjë nuk ka ndryshuar në listën e vendeve që ishte komunikuar dje, e cila përfshin vendet nga të cilat kërkohet karantinë pas kthimit, përcjell albinfo.ch
Prandaj, ajo që vlenështë lista më poshtë:
Guinea Ekuatoriale (e re), Argjentina, Armenia, Bahamas (e re), Bahreini, Territori i okupuar Palestinez, Bolivia, Bosnja dhe Hercegovina, Brazili, Cape Verde, Kili, Kosta Rika, Republika Dominikane, Ekuador, etj. El Salvador, Swaziland, Guatemala, Honduras, Iraku, Izraeli, Katar, Kazakistan, Kirgizistan, Kolumbi, Kosovë, Kuvajt, Luksemburg, Maldive, Meksikë, Moldavi, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Oman, Panama, Peru, Rumani (e re), Sao Tomé dhe Principe (i ri), Arabia Saudite, Serbia, Singapori (i ri), Sint Maarten (i ri), Spanja (e re, me përjashtim të ishujve Balearik dhe Kanarinë), Afrikën e Jugut, Suriname, Turks dhe ishujt Caicos, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (përfshirëse Porto Riko dhe Ishujt e Virgjër të SHBA-së).
Të liruara nga kufizimet e hyrjes janë: Andorra, Australia, Bullgaria, Gjeorgjia, Vatikani, Irlanda, Japonia, Kanada, Koreja e Jugut, Kroacia, Maroku, Monako, Zelanda e Re, Ruanda, Rumania, San Marino, Tajlanda, Tunizia, Uruguaji, Qipro.
E-Diaspora
-
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) Basil Schader la një trashëgimi të çmuar për arsimin shqip në diasporë dhe për ndërlidhjen kulturore... -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind -
Numërohen votat e diasporës, mbi 60 mijë pako postare janë vlerësuar nga KQZ
Jeta në Zvicër
-
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) Basil Schader la një trashëgimi të çmuar për arsimin shqip në diasporë dhe për ndërlidhjen kulturore... -
Ky është formacioni i Zvicrës ndaj Katarit -
Sonte Zvicra luan ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026 -
Fermerët e Gjenevës kundër mbylljes së kufijve -
Ministrat e qeverisë zvicerane kaluan më shumë kohë në ajër në vitin 2025














