Kosova
Kongresisti amerikan propozon: Anëtarësimi i Kosovës në NATO prioritet i SHBA-së
Kongresi amerikan shqyrton prioritetin e Kosovës për në NATO
Kongresisti amerikan, Brian Mast, ka paraqitur një amandament në Kongres që vendos anëtarësimin e Kosovës në NATO si një nga prioritetet kryesore të politikës amerikane në Ballkan, përcjell albinfo.ch.
Sipas organizatës “Albanians for America”, ky hap, i mbështetur edhe nga kongresisti Keith Self, konsiderohet një nga ndryshimet më të rëndësishme për rajonin që nga viti 2002.
Amendamenti përfshin disa pika kyçe, duke përfshirë prioritizimin e emërimit të ambasadorëve amerikanë në vendet e Ballkanit, përfshirë Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën, si dhe rekomandime konkrete për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e saj në NATO.
Në kuadër të amendamentit, parashikohet gjithashtu një plan për përmirësimin e sigurisë energjetike në rajon, duke përfshirë zgjerimin e rrjetit të tubacioneve të Kroacisë dhe zëvendësimin e energjisë ruse me burime të tjera, si dhe mbështetje për programin e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) në Kosovë, me qëllim rritjen e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit rajonal.
Mast ka propozuar gjithashtu që Shqipëria dhe Kosova të zhvillojnë bazat e industrisë së mbrojtjes dhe të rrisin shpenzimet kombëtare për mbrojtje sipas objektivave të NATO-s, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të pranisë së forcave amerikane në Kosovë. Amendamenti parashikon gjithashtu vazhdimin e programit të Kontrollit të Eksporteve dhe Sigurisë Kufitare, duke përfshirë pajisjet e inspektimit jo-intruzive në pikën kufitare të Merdarit për parandalimin e trafikut të armëve të paligjshme.
Organizata “Albanians for America” ka përshëndetur këtë nismë, duke e cilësuar si hap historik dhe duke theksuar rëndësinë strategjike të Ballkanit dhe mbështetjen e Kosovës.
“Kjo është një nismë historike që për herë të parë në dy dekada vendos prioritet politik për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Ne jemi krenarë që komuniteti ynë ka qenë pjesë e këtij procesi”, thuhet në njoftimin e organizatës.
Aktivisti i njohur shqiptar në SHBA, Martin Vulaj, ka reaguar në Facebook duke e quajtur këtë një lajm të shkëlqyer.
“Lajm i shkëlqyer dhe punë e shkëlqyer nga individë të përkushtuar. Diaspora shqiptaro-amerikane po zgjohet”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve Qeveria komunale e Porrentruy në Zvicrën veriperëndimore mund të vendosë kufizime në qasjen për pishinat e... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
SHBA fillon hetime kundër Zvicrës për tregti të padrejtë -
Në Zvicër po zhvillohet një vaksinë kundër kancerit e krijuar posaçërisht për çdo pacientë -
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë














