Lajme
Kongresisti Rohrabacher: Maqedonia duhet të ndahet
Kongresisti amerikan, Rohrabacher thotë se tani rrethanat janë krijuar që pjesët e Maqedonisë t’i jepen shteteve fqinje, Kosovës dhe Bullgarisë
Pas idesë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veriut dhe Luginës, kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher thotë se Maqedonia nuk është një shtet funksional, prandaj dhe se duhet të ndahet në mes të kosovarëve dhe bullgarëve. Ai thotë se krijimi i Maqedonisë është projekt i dështuar.
Në një intervistë për VizionPlus nga Tirana, Rohrabacher thotë se rrethanat janë krijuar që pjesët e saj (Maqedonisë) t’i jepen shteteve fqinje, përfshi këtu Kosovën dhe Bullgarinë.
“Qëndrimi im është që Maqedonia nuk është një shtet. Më vjen keq, por nuk është një shtet. Ata janë aq të ndarë, sa kurrë nuk do të jenë në gjendje që të shkojnë mirë së bashku. Prandaj, kosovarët dhe shqiptarët e Maqedonisë duhet të bëhen pjesë e Kosovës. Ndërsa pjesa tjetër e Maqedonisë duhet të bëhet pjesë e Bullgarisë apo çfarëdo vendi tjetër me të cilët ata pretendojnë se kanë lidhje”, thotë ai.
Ideja , sipas tij, është se “duam ta mbajmë Maqedoninë gjallë sepse dikush, 30 vjet më parë vendosi që ky ishte konfigurimi që duhet të dalë nga shpërbërja e Jugosllavisë, por kjo nuk çon në një arsyetim që kjo ide të mbahet ende”.
I pyetur nëse administrata e presidentit të sapo zgjedhur të SHBA-ve, Donalt Trump mbështet idetë e Rohrabacher, ky i fundit tha ai ka ndikim në politikat e jashtme amerikane dhe se në seancat e ardhshme dëgjimore të Komisionit të jashtëm do të diskutohet edhe çështja e ndryshimit të kufijve në Ballkan.
“Unë kam ndikim në politikbërësit amerikanë tani. Jam kryetari i Komitetit të Jashtëm në Dhomën e Përfaqësuesve që merret me atë pjesë të botës. Ne do të kemi seanca dëgjimore në muajt në vijim. Një nga çështjet që do të diskutojmë është ndryshimi i kufijve në mënyrë që ata të kenë kuptim dhe të sjellin paqe në Ballkan”, u shpreh Dana Rohrabacher.
Në intervistën për VizionPlus, ai tha se SHBA-të nuk i frikohen ndikimit rus në Ballkan, pavarësisht indikacioneve që ekzistojnë.
Në administratën e re të presidentit Trup, Dana Rohrabacher është kryetar i Komitetit të Jashtëm, detyra e të cilit është politikbërja amerikane jashtë SHBA-ve. Rohrabacher ka qenë edhe ndihmës i ish presidentit Ronald Regan.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore












