Kosova
Konjufca: Austria një nga mbështetësit më të vendosur të integrimit evropian të Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në pritjen solemne në nderim të Ditës Kombëtare të Austrisë, organizuar sonte në Prishtinë nga Ambasada e Austrisë në Kosovë.
Duke vënë në pah rolin dhe mbështetjen e Austrisë në zhvillimin e demokracisë në Kosovë, kryetari Glauk Konjufca tha se bashkëpunimi mes dy vendeve është rritur dhe forcuar gjatë viteve, përfshirë këtu fushën e ekonomisë, kulturës, arsimin, si dhe shumë sektorë të tjerë.
Tutje, kryetari Konjufca theksoi se rezultat i këtij thellimi dhe zgjerimi të marrëdhënieve është Agjencia e Zhvillimit të Austrisë, e cila ka mbështetur shumë projekte zhvillimore në Kosovë, që kanë çuar në investime dhe punësim.
Për më tepër, Konjufca tha se Austria është një nga mbështetësit më të vendosur të integrimit evropian të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.
Lidhur me marrëdhëniet diplomatike mes parlamenteve të të dy vendeve, kryekuvendari tha se Kuvendi i Kosovës ka marrëdhënie jashtëzakonisht produktive dhe shumë të mira me Parlamentin austriak, duke përmendur po ashtu edhe grupet parlamentare të miqësisë.
Kreu i Kuvendit theksoi se partneriteti mes dy vendeve është dhe duhet të shërbejë si shembull i suksesit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe një burim frymëzimi për të ardhmen.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti











