Kosova
Konjufca: Kosova, e gatshme për t’u bërë pjesë e OKB-së dhe BE-së
Sot, në Konferencën e mbajtur për hartimin e Agjendës Transformuese të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nevojitet bashkëpunim nga të gjitha shtetet për të arritur barazi dhe mirëqenie pa dallim. Konjufca tha se Kosova është e zotuar për të kontribuar në përpjekje të përbashkëta globale. Sipas tij, zbatimi i suksesshëm i Agjendës 2030-të do t’i hapë rrugë Kosovës për t’u bërë pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
“Nevojitet solidariteti e bashkëpunimi, jo vetëm i njerëzve, por edhe i shteteve, i vendeve të zhvilluara në ato vende të cilat sidomos janë në fazat e hershme të zhvillimit të tyre, ashtu që të sfidohet mungesa e elementeve bazike të jetesës. Pikërisht ky mendoj që është qëllimi Agjendës 2030 të Kombeve të Bashkuara, solidaritet e përpjekje e përbashkët për të nxitur barazinë, prosperitetin, mirëqenien për të gjithë pa dallim. Kosova edhe pa qenë anëtare e Kombeve e Bashkuara, është nënshkrues e Agjendës 2030, ka dhënë zotimin për të kontribuar në përpjekje të përbashkëta globale, për zhvillimi të qëndrueshëm. Duke qenë se kjo Agjendë është komplementare në atë agjendën evropiane, zbatimi i suksesshëm i saj jam i bindur që na ofron në dy mekanizmat të rëndësishme, ku një ditë edhe ne synojmë të jemi pjesë e tyre, edhe e Kombeve të Bashkuara, edhe e Bashkimit Evropian”, tha Konjufca.
Po ashtu, Konjufca shtoi se plani zhvillimor i Agjendës 2030-të përfshin të gjithë sektorët që kërkojnë ndihmë institucionale shtetërore. Ai tha se institucionet tona janë të gatshme për hartimin e kësaj Agjende dhe së është një mundësi e mirë për të dëshmuar aftësitë që i ka Kosova.
“Në këndvështrimin tim Agjenda 2030-të, duke qenë se është e ndërtuar në formën e një plani zhvillimor për të gjithë sektorët që kërkojnë ndërhyje institucionale e ndihmon Kosovën shumë për të projektuar edhe më të sigurt të ardhmen e vet. Prandaj, ne kemi bërë hapa tutje në këtë drejtim. Institucionet tona janë përgjigjur ftesës së Kombeve të Bashkuara për të hartuar një Agjendë transformuese dhe të matshme, e cila ndihmon zbatimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm me hapa të përshpejtuar. Për Kosovën kjo Agjendë duhet të shihet si një mundësi për të dëshmuar aftësitë që i ka Kosova për t’u bërë pjesë e iniciativave globale, si kjo që është shumë me rëndësi, Agjenda 2030, si dhe për të marrë rol kontribuues drejtpërdrejt në çështje globale si kjo, si mundësi e vendit, shtetit tonë për integrim edhe më të madh në arenën ndërkombëtare së bashku me të gjitha shtetet e botës”, tha Konjufca.
Qëllimi i Konferencës për Agjendën Transformuese të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm është të forcojë koncensusin në Kosovë rreth Agjendës Transformuese të OZHQ-ve dhe të ofrojë një platformë për diskutim interaktiv ndërmjet institucioneve dhe palëve të tjera me interes për të formësuar fushat prioritare të Agjendës Transformuese të Kosovës.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern











