Kosova
Konjufca: Kosova e ka vendin në NATO
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi sot se Kosova e ka vendin në NATO.
Konjufca deklaroi se pas agresionit rus në Ukrainë po shihet rëndësia e anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Shqipërisë më herët.
Sipas Konjufcës, kjo i jep siguri Ballkanit Perëndimor. Këto deklarata i pari i Kuvendit i bëri në një konferencë për media, pas takimit me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferi.
Konjufca shtoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duhet të thellohen edhe më shumë.
“Roli i Parlamenteve tona është shumë i rëndësishëm. Kuvendi i Kosovës miratoi në të njëjtën kohë me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut rezolutën që dënon agresionin e Ukrainës. Ne jemi të përcaktuar dhe po veprojmë në njëjtën kornizë me Maqedoninë e Veriut për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë Tragjedia në Austri: Viktimat nga Kosova sot përcillen për në banesën e fundit... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër











