Kosova
Konjufca: Mërgimtarët, kundër kanalit për diasporën
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka diskutuar për Ligjin për diasporën, i propozuar nga ministri Gashi.
Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se në bisedim me njerëzit nga diaspora shumica prej tyre janë shprehur kundër një kanali të pavarur për diasporën.
“Sipas tyre, një televizion i ri për diasporën i shkëput ata nga atdheu, sepse ata kanë nevojë të dinë dhe të mësojnë për Kosovën dhe historinë e saj. Janë të rëndësishme bisedimet me ta, sepse ne nuk i dimë nevojat reale të tyre”, tha ai.
Komisioni kishte thirrur për raportim për këtë mbledhje ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, për të diskutuar lidhur me lobimet që po bëhen para anëtarësimit të Kosovës në Interpol, por ai nuk ka shkuar.
Kryetarja e komisionit, Vjosa Osmani, ka thënë se komisioni po insiston vazhdimisht për raportim të ministrit të Jashtëm, mirëpo edhe përkundër insistimit ky i fundit nuk ka ardhur në raportim.
“Ne po insistojmë që ta kemi ministrin e Punëve të Jashtme në komision, sidomos tash kur Serbia është angazhuar për tërheqje të njohjeve të Kosovës. Tash pak ditë para se të votohet në Interpol na ka dërguar një e-mail, ku thotë se cilat janë rekomandimet tuaja, tash është vonë për shkak se deri tash është dashur të jetë kryer lobimi dhe nuk ka më kohë”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër












