Kosova
Konjufca: Nëse nuk ndëshkohet, Serbia do ta përsërisë skenarin e Banjskës në përmasa shumë më të mëdha
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se Serbia e pandëshkuar për sulmin në Banjskë “ka për ta përsëritur” skenarin e njëjtë, por këtë radhë ai paralajmëron se do ta bëjë në përmasa më të mëdha, përcjell albinfo.ch.
Në takim me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, Konjufca ka thënë se Kosova po përballet me rrezik për shkak të pretendimeve të autoriteteve serbe.
“Një temë e pashmangshme në këto rrethana të paqëndrueshmërisë globale në të cilat ndodhemi ishte edhe siguria në Kosovë dhe rreziqet me të cilat po përballemi për shkak të pretendimeve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës. Ia shpreha shqetësimin tim presidentit Nussbaumer se po qe se Serbia lihet e pandëshkuar lidhur me agresionin terrorist në Banjskë që u krye në shtator të vitit të kaluar, ajo do ta përsëritsë këtë skenar, por me përmasa shumë më të mëdha”, ka thënë Konjufca.
“Si një nga shtetet që nuk e ka mbështetur sanksionimin e Rusisë përballë luftës pushtuese të Ukrainës dhe vazhdon të kultivojë bashkëpunim ushtarak me Rusinë, Serbia duhet të shihet jo vetëm rrezik në Kosovë, por për krejt stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Çdo sfidë që ne e kemi në Ballkanin Perëndimor, rrjedh prej kësaj arsye”, ka shtuar ai.
Ai më pas falënderoi Zvicrën për rolin mbështetës që ka për Kosovën.
“Falënderoj Zvicrën për mbështetjen për Kosovën për ta forcuar sovranitetin shtetëror dhe sundimin e ligjit, si dhe në përcaktimin tonë për ta ndjekur pa asnjë dyshim rrugën e integrimit europian, duke përfshirë tash së fundi edhe përpjekjen tonë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, përfshirë KiE”.
Konjufca tha se për këtë të fundit, “Zvicra dha një mbështetje të parezervë”.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi Një studim i Universitetit të Bazelit tregon se pandemia e Covid-19 ka pasur një ndikim më... -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër














