Lajme
Konjufca takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë
Ambasadori austriak në Kosovë, Christoph Weidinger, uroi kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Amasadori austriak tha se Austria do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës në udhëtimin e tij drejt Bashkimit Evropian.
Në takim është biseduar për përpjekjet e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë. Ambasadori Weidinger theksoi se pandemia Covid-19 paraqet një sfidë të jashtëzakonshme për gjithë botën, shkruajnë mediat në Kosovë.
Kjo na dëshmon se të gjithë jemi në të njëjtën situatë. Vetëm përmes bashkëpunimit do të mund të tejkalojmë këtë sfidë, tha ai, përcjell albinfo.at.
Me këtë rast Konjufca ka falënderuar ambasadorin z. Weidinger për urimin, si dhe për bashkëpunimin në mes të dy parlamenteve, atij austriak dhe të Kosovës, duke cekur edhe programin “Demos-ti”, si program edukativ-qytetar për fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme, nëpërmjet të cilit ata fitojnë njohuri për demokracinë dhe funksionimin e Kuvendit.
Konjufca ka përmendur edhe ndihmën e vazhdueshme e të gjithanshme, të cilën Austria i ka ofruar Kosovës, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy shteteve.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025












