Kosova
Konjufca uron 7 Marsin: Drita e arsimit dhe edukimit na i hap sytë
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, uroi mësuesit për nder të 7 Marsit, përcjell albinfo.ch.
Konjufca tha se kjo ditë sjell ndërmend mësuesit, arsimtarët aq të dashur e të vyer, mirënjohja ndaj të cilëve nuk shlyen dot borxhin ndaj tyre.
“Në këtë ditë të 7 Marsit, secili prej nesh sjell ndërmend mësuesit, arsimtarët aq të dashur e të vyer, mirënjohja ndaj të cilëve nuk shlyen dot borxhin ndaj tyre”, shkroi Konjufca në Facebook.
Ai tha se figura e mësuesit është figurë e zgjimit, që i drejtohet njeriut dhe kombit.
“Figura e mësuesit është figurë e zgjimit, që i drejtohet njeriut dhe kombit. Mësuesi zgjon dashurinë për dijen te njeriu teksa manifeston dashurinë e tij për dijen, ndërsa duke e hapur horizontin e përparimit. Mësuesi vjen si misionar i një qëllimi të lartë, i një ideali pa të cilin nuk bën. Kështu ishin mësuesit tanë të Rilindjes dhe gjithë të tjerët nëpër brezat që vijuan, vepra e të cilëve na ngriti në këmbë kur ishim buzë gjunjëzimit e na shtyu të ecim përpara kur u ngritëm në këmbë”.
“Shembullin dhe frymën e tyre duhet të vijojmë ta përqafojmë edhe sot, për një të ardhme sa më të ndritur. Është e sigurt se vetëm drita e arsimit dhe edukimit na i hap sytë”.
“Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, këtë ditë të lavdit të përndritjes!”, u shpreh Konjufca.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













