Kosova
Konjufca: Vjosa Osmani si presidente, nuk do t’i bënte keq Kosovës
Glauk Konjufca beson që Vjosa Osmani e LDK’së do ta mbante mirë pozitën e presidentit
Deputeti më i votuar pas Albin Kurtit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, mbrëmë në një emision televiziv është shprehur se Vjosa Osmani është e pranueshme si presidente e Kosovës, pasi që si person nuk do t’i bënte keq shtetit të Kosovës.
Sidoqoftë, një gjë e tillë mund të mendohet, sipas tij, veç nëse kalojnë në planin B, pasi plani A nuk parasheh që çështja e presidentit të negociohet tani me LDK-në.
‘’VV nuk ka kurrfarë problemi me emrin e Vjosa Osmanit si presidente të Kosovës në kuptimin e asaj që besoj se do të performonte. Presidenti i ka dy anë. Është e rëndësishme nga vjen ai, por edhe momenti kur ai e ngre dorën dhe hyn në betimin të veprojë sipas kompetencave të Kushtetutës’’, ka thënë ai.
‘’Nëse Vjosa Osmani si personalitet i skenës politike vjen në këtë pozitë, e bën betimin, a do t’i përmbushte me nder këto komptenca sipas ligjeve dhe Kushtetutës. Unë do të thosha po, krejt në fund të fundit është besimi. Unë mund të besoj që po dhe nuk do t’i bënte keq Kosovës’’, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













