Kosova
Takimet e Lajçakut me opozitën për Planin Evropian
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar gjatë së premtes krerët e partive opozitare në vend, për t’i informuar me pritjet e ndërkombëtarëve për takimin e 18 marsit, që ka synim nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve.
Lajçak është shprehur optimist se partitë do të mbështesin planin evropian. “Është e rëndësishme që të takohem me partitë opozitare, u takova me PDK, LDK dhe AAK-në dhe i informova për procesin, për pritjet e komunitetit ndërkombëtar dhe ata sqaruan qëndrimet e tyre. E gjitha ishte përgatitje për takimin më 18 mars. Është e rëndësishme që këto t’i dëgjojnë nga unë, jo nga mediat e në Kuvend, prandaj ishte i suksesshëm takimi. Jam optimist se do ta mbështesin marrëveshjen”, është shprehur emisari evropian.
Por, për Partinë Demokratike të Kosovës plani i publikuar më 27 shkurt, për të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dakorduar në Bruksel, nuk do të marrë mbështetje nëse shkon në Kuvendin e Kosovës për ratifikim. “Në diskutimet për marrëveshjen e propozuar Lajçakut ia shpreha edhe një herë qëndrimin e PDK-së, rezervat që i kemi sa i përket marrëveshjes, për arsye të cilat i kemi diskutuar edhe në të kaluarën. Ne kemi qenë mbështetës të procesit të dialogut duke pritur një përfundim që sjell marrëveshje finale, njohje të ndërsjellë. Ky ka qenë jo vetëm qëndrimi ynë, po edhe qasja e partnerëve ndërkombëtarë. Fatkeqësisht ajo që kemi sot në tavolinë është një marrëveshje e përkohshme, jo me njohjen e ndërsjellë, por me Asociacionin në qendër”, ka thënë Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, pas takimit me ndërmjetësuesin Lajçak.
Edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë që nuk e mbështet një marrëveshje që nuk ka në qendër njohjen reciproke mes të dyja vendeve. “LDK-ja përsërit se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Heqja dorë nga njohja është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit Kurti dhe e institucioneve të tjera kushtetuese të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.
E-Diaspora
-
Nga Brukseli në Hagë, rrugëtimi i një libri që kërkon përgjigje “Padrejtësinë më së shumti e ndjejnë ata që e kanë përjetuar vetë”, tha autori Ibish Neziri... -
Kur heshtja u thye nga një burrë: “Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës” -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Zvicër
-
Komunat e Gjenevës apelojnë ligjin për ndalimin e rrobave të banjës mbuluese Disa komuna në kantonin e Gjenevës kanë kundërshtuar ligjin e ri për veshjet në pishina, i... -
Paralajmërohen temperatura deri në 38 gradë: A do të thyhet rekordi i nxehtësisë për qershorin? -
Krimet e të miturve dhe shkeljet rrugore në rritje -
Treni nga Zvicra në Londër mund të dalë në shina që në vitin 2030 -
Qendrat e të dhënave që konsumojnë energji po bëhen një çështje politike në Zvicër













