Kosova
Për dy muaj 36 raste me fruth në Kosovë, bëhet thirrje për vaksinim
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill deri më 15 qershor 2026, në Kosovë janë raportuar gjithsej 36 raste të konfirmuara me fruth.
Sipas njoftimit 10 raste janë raportuar në Ferizaj, 8 në Prishtinë, 6 në Kaçanik, 3 në Fushë-Kosovë, nga dy raste në Lipjan, Obiliq dhe Vushtrri, si dhe nga një rast në Gjilan, Shtime dhe Deçan, transmeton albinfo.ch.
IKSHPK-ja ka rekomanduar që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.
“Duke pasur parasysh kontagjiozitetin (përhapjen e lehtë . v.j.) e lartë të fruthit dhe rrezikun e përhapjes së tij në komunitet, IKSHPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Nga Brukseli në Hagë, rrugëtimi i një libri që kërkon përgjigje “Padrejtësinë më së shumti e ndjejnë ata që e kanë përjetuar vetë”, tha autori Ibish Neziri... -
Kur heshtja u thye nga një burrë: “Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës” -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Zvicër
-
Treni nga Zvicra në Londër mund të dalë në shina që në vitin 2030 Treni i planifikuar midis qyteteve zvicerane dhe kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkuar mund të jetë funksional... -
Qendrat e të dhënave që konsumojnë energji po bëhen një çështje politike në Zvicër -
Numër rekord vendesh pune në inteligjencën artificiale në Zvicër -
Marrja në pyetje e çiftit Moretti del jashtë kontrollit -
Projekti “AHV 2030” i Këshillit Federal mund të dyfishojë pensionet













