Kalendari
KONKURS për tre mësues-e
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri “ në Zvicër, Kantoni Thurgau
Bazuar në rregulloren e LAPSH-it për Zvicër mbi mësimin plotësues të gjuhës shqipe në lidhje me zgjedhjen e mësimdhënisit/es shpallë konkurs për 3 mësimdhënës/e për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në këto pika shkollore:
-
Kreuzlingen, për 2 deri 4 orë mësim në javë si dhe mundësi zgjerimi në rrethinë.
-
Sulgen,Kradolf për 2 deri 4 orë në javë si dhe mundësi zgjerimi të orëve në Bürglen dhe rrethinë.
-
Weinfelden për 2 deri 4 orë në javë si dhe mundësi zgjerimi edhe në rrethinë pranë Weinfeldenit.
Kushtet :
Kandidatët e interesuar për të konkurruar në këto pika shkollore duhet t’i plotësojnë këto kushte:
-
Mësuesit/mësimdhënësit duhet të jenë mësues të diplomuar nga institucionet universitare nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, apo nga ato të Malit të Zi, dhe të Maqedonisë.
-
Përparësi kanë mësuesit e diplomuar në degët: Gjuhë e letërsi shqipe, ndërsa preferohen edhe profilet në degët: Histori, gjeografi, muzikë dhe arte të hapësirës shqiptare. Këta mësues do të japin mësimin Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare.
3.Mësuesit/mësimdhënësit duhet të kenë edhe njohuri të gjuhës gjermane.
Detyrat e punës :
Të planifikojë, organizojë dhe bashkërendisë punën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Në bashkëpunim me LAPSH-in me MASHT-in e R. Kosovës dhe Shkollën e vendit pritës, merr vendime të ndryshme që kanë të bëjnë me funksionimin e punës në shkollë.
Paraqitja e kandidateve mund te behet nëpërmjet adresës se mëposhtme, si dhe telefoni.
Nexhat Hyseni koordinator i LAPSH-it per Kt. Thurgau
Tel 078 788 91 26 mbas ores 19.00
Amriswilerstrasse 21
8590 Romanshorn
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët hanë mesatarisht më shumë se 23 kg djathë në vit Zviceranët po hanë më shumë djathë. Konsumi total u rrit me më shumë se 7,000 ton... -
Zvicra regjistron 3,000 ndryshime të gjinisë në regjistrin civil që nga viti 2022 -
Mësuesi 37-vjeçar në Zvicër arrestohet për abuzim seksual ndaj fëmijëve -
St. Gallen ka parkingun më të shtrenjtë në Zvicër -
Për herë të parë në Zvicër ka më shumë të moshuar se të rinj










