Lajme
Konsumatorët zviceranë preferojnë produkte me burime vendase
Zviceranët e konsiderojnë të rëndësishme të dinë se nga vjen ushqimi që konsumojnë, përcjell albinfo.ch.
Ky është konstatimi i një studimi të kryer nga Zyra Federale për Bujqësi dhe i publikuar të enjten.
Nëntëdhjetë për qind e të anketuarve thanë se favorizojnë produktet zvicerane mbi importet kurdoherë që është e mundur – edhe pse sondazhi tregon gjithashtu se çmimi peshon më shumë në vendimet e blerjes sesa dy vjet më parë.
“Megjithatë, vlerësimi i besimit të bujqësisë zvicerane mbetet po aq i fortë sa kurrë”, tha qeveria në një deklaratë për shtyp.
Konsumatorët i kushtojnë vëmendje të veçantë origjinës së vezëve, qumështit dhe produkteve të qumështit të freskët.
Ata përmendin kanalet e shkurtra (domethënë lokale) të shpërndarjes si arsyen kryesore për blerjen e produkteve të prodhimit zviceran.
Më shumë se gjysma e të anketuarve besojnë se blerjet dhe zakonet e tyre të konsumit kanë një ndikim pozitiv në mjedis, si dhe në ekonominë rajonale.
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet













