Shkurt.ch
Kontesti lidhur me vendparkimin e irriton shqiptarin
«Unë jam paditur vetëm pse kam drejtuar veturën në vendparkimin tim», ka deklaruar i mllefosur Enver Tairi (44) për të përditshmen „20 Minuten“. Në Maihofstrasse në Ebikon, ky nuk është rast i vetëm., banorët e objekteve në afërsi duhet të kalojnë përmes garazhit përdhes të qytetarit H. B. që të mund të parkojnë veturat në vendparkimet e tyre.
Mu për këtë, shumë banorë kanë marrë kallëzime penale nga H.B. dhe dënime prej 140 frangave zvicerane. Arsyeja: Hyrja për në vendparkim është e ndaluar për arsye private dhe në këtë vend është vendosur një tabelë treguese për ndalesë zyrtare. Nga ana tjetër, H.B. i regjistron të gjithë shkelësit e ndalesës me një video kamerë.
Me këtë, H.B. ka shkaktuar një luftë të vërtetë dokumentesh. „Por, një pjesë e banorëve, vizitorëve dhe afaristëve të banesave përreth kanë të drejtë të kalojnë atypari“, ka deklaruar Rudolf Zihlmann, shqyrues i çështjes në fjalë pranë Drejtorisë komunale për ndërtim.
Secili që paditet duhet të dëshmojë se ka të drejtë për të kaluar atypari. «Thjesht, për të gjithë pjesëmarrësit është një çështje e mundimshme», vazhdon Zihlmann. E drejta e kalimit të veturave ka qenë e regjistruar në librin amë, pas ankesës që kishte ngritur H.B.
Tre të dëmtuar nga ky rast tashmë e kanë angazhuar një avokat. «Tani, autoritetet e hetuesisë penale do të duhet të vendosin se kush ka të drejtë», ka deklaruar avokati Franz Hess.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel








