Takimi

Kontributi i OJQ-ve të Kosovës në kohezionin social. Çfarë sfidash?

Aktiviteti me titullin “Takimi” dhe moton “Guxo të ëndërrosh në Kosovë”, që u mbajt me 24 mars 2022 albinfo.ch nisi bisedën e parë me përfaqësues të organizatave jo qeveritare nga Kosova dhe përfaqësues shoqatash nga Zvicra, për të hedhur dritë mbi kanalizimin e potencialit të të rinjve dhe të rejave apo realizimin e ëndrrave të tyre në vend.

Qëllimi i bisedes?

Qëllimi i bisedës synonte të bashkojë aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile të cilët kanë potencial për të kontribuar në solidaritetin brenda komunitetit. U deshmua se ishte shumë e nevojshme që të flitej për sfidat dhe zgjidhjet që janë gjetur për të përmbushur kërkesat e të rinjve.
Diskutimi gjithashtu synoi të japë një pasqyrë të mbështetjes institucionale të disponueshme në këtë aspekt dhe se si këto OJQ arrinë të kapërcejnë vështirësitë e tyre.
Në raste kur ato janë të bllokuar dhe të paafta për ta bërë këtë, kjo bisedë u dha mundësin të ndajnë përvojat por edhe të bisedojnë për zgjidhjet e mundshme.
Përveç kësaj, ky diskutim ariti të rrisë ndërgjegjësimin e aktorëve të interesuar, por edhe të krijojë një rrjet për shkëmbimin e përvojave dhe ideve.
Pjesëmarrësit e këtij diskutimi u larguan nga takimi me një këndvështrim të ri, me një imazh më të butë përballë krizës, si dhe me një dozë shprese për të gjetur perspektivë në një vend me potencial premtues.

Pse një bisedë e tillë?
Në spektrin e gjerë të organizatave dhe platformave që veprojnë në Kosovën e pasluftës, të rinjtë kosovarë duket se gjejnë një dritare orientimi drejt realitetit të paqartë të shoqërisë.
Shumë iniciativa individuale dhe kolektive janë rritur dhe zhvilluar në atë mënyrë që ndonjëherë shërbejnë si bazë për ndërtimin e karrierës apo realizimin e ëndrrës së një të riu kosovar.
Do të ishte shumë interesante të shikohet se si deri më tani është kanalizuar potenciali i të rinjve përmes organizatave joqeveritare, qendrave dhe platformave të tjera që vazhdojnë të mbeten një nga adresat kryesore për rininë kosovare.

Ku fillon dhe ku përfundon ndikimi i strukturave shoqëruese tek të rinjtë kosovarë?
Cili ka qenë ndikimi i tyre ndër vite dhe deri në çfarë mase mund të përdoren në ndërtimin e një përceptimi pozitiv për të ardhmen në vend tek popullsia më e re e Evropës?Nga ana tjetër, me çfarë sfidash përballen këto OJQ në realizimin e misionit të tyre dhe në çfarë mase arrijnë të materializojnë ndikimin e tyre? Çfarë vështirësish hasin në sigurimin e burimeve financiare? A ndodhë që këto organizata për shkak të rrethanave socio-ekonomike të devijojnë nga misioni i tyre parësor duke qenë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me OJQ-të ndërkombëtare?
Gjatë këtij diskutimi u bisedua hollësisht për mundësitë që të rinjtë i kanë dhe se si ata e shohin të ardhmen e tyre në Kosovë. Poashtu, u diskutua edhe për faktin se si këto organizata mund të ndihmojnë në zbutjen e përshtypjes që është krijuar tek rinia e Kosovës se perspektivat financiare mund të arrihen vetëm duke u larguar nga vendi.

Të gjitha këto përvoja në Kosovë u shkëmbyen edhe me ekspertë nga Zvicra , të cilët ju bashkuan këtyre diskutimeve për të ndarë pikëpamjet dhe reflektimet e dy palëve.