Jeta në Zvicër
Kontroll i shtuar: Suva shpëton 18 milionë franga prej keqpërdoruesve potencialë
Falë luftimit sistematik të keqpërdorimeve, gjatë vitit të kaluar është arritur të kursehen 18 milionë franga të cilat do t`u paguheshin personave të cilët në mënyrë mashtruese kanë pretenduar të përfitojnë nga sigurimi
Gjatë vitit të kaluar, 2016, është rritur për një të tretën numri i rasteve të abuzimit me sigurimin shëndetësor. Këtë njoftim e bën Zyra e Zvicrës për sigurim në raste të Aksidenteve (SUVA), në një raport të publikuar sot. Por, krahas shtimit të keqpërdorimeve, vitin e kaluar ka pasur edhe një shtim të madh të rasteve të pengimit të këtyre keqpërdorimeve, shkruan albinfo.ch. Ky numër, gjatë vitit 2016 ka qenë rekord.
Kështu, falë luftimit sistematik të keqpërdorimeve, sipas SUVA-s gjatë vitit të kaluar është arritur të kursehen 18 milionë franga. Bëhet fjalë për para të cilat do t`u paguheshin personave të cilët në mënyrë mashtruese kanë pretenduar të përfitojnë nga sigurimi në fjalë.
SUVA para dy vitesh kishte rritur në 13 numrin e punonjësve në sektorin për luftimin e abuzimit me sigurime. Megjithatë sipas saj, potenciali i rasteve të abuzimit, të cilat mund të zbulohen, është më i madh dhe nuk është shteruar.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë










