Sport

Koreja Veriore merr pjesë në Lojërat Olimpike që mbahen në Korenë Jugore

Koreja Veriore do të dërgojë atletët në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Korenë Jugore pas një muaji.

Dy shtete kanë mbajtur takimet e para zyrtare për herë të parë pas më shumë se dy vjetëve.

Në ekipin e Koresë Veriore do të ketë edhe artistë e gazetarë, transmeton Albinfo.ch.

Sipas zëvendësministrit për unifikim të Koresë Jugore, Chun Hae-Sung, Koreja Jugore ka propozuar që të dy Koretë të bëjnë bashkë hapjen dhe mbylljen e ceremonisë në Lojërat në Pyeongchang.

Këto lojëra do të nisin më 9 shkurt.

Marrëveshja përfaqëson një arritje diplomatike pas disa muajsh tensionesh lidhur me programin e armëve bërthamore.