Koronavirusi: çast pas çasti
Koronavirusi, gjysmë milion qytetarë janë të papunë në Austri
Gjithashtu për shkak të korona virusit, shkollat dhe fakultetet do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri në fund të prilli
Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar pasoja të rënda për tregun austriak të punës, ku numri i të papunëve ka arritur në një rekord historik, më i larti që nga viti 1946.
Sipas Shërbimit të Punësimit, në fund të marsit, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kishte 52.5 për qind më shumë të papunë.
Të mërkurën (1 prill) AMS ka njoftuar se shifrat aktuale të papunësisë në Austri janë mbi gjysmë milioni, saktësisht 562.522 persona. Sektorët më të prekur nga papunësia janë sektori i turizmit dhe hotelerisë.
Ndërkohë, në Austri janë prekur me virus më shumë se 10 mijë persona, kurse numri i të vdekurve është 145.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë Kosova triumfon me 4-3, falë talentit dhe profesionalizmit të futbollistëve të Diasporës... -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil














