Kosova
Korrupsioni e tarifat pengojnë rritjen e tregtisë Shqipëri-Kosovë
Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar me Kosovën ka ardhur në rritje vit pas viti. Nga 30 milionë euro që ishte shkëmbimi tregtar në vitin 2005, sot ka arritur në 430 milionë euro.
Pavarësisht këtyre shifrave, Shqipëria mbetet e treta në rajon sa u takon shkëmbimeve tregtare me Kosovën. Në vend të parë është Serbia dhe më pas Maqedonia e Veriut. Komuniteti i biznesit në Shqipëri dhe Kosovë thotë se potenciali i pashfrytëzuar mes dy vendeve është të paktën dy herë më i lartë. Por, çfarë e pengon këtë potencial?
Studime nga Instituti GAP, Instituti Riinvest, si dhe nga Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare identifikojnë disa faktorë.
Së pari, dy ekonomitë shfaqin dobësi strukturore. Një nga problemet kryesore është përqëndrimi shumë i madh i tregtisë, ku vetëm 4 grup-produkte zënë mbi 80 për qind të fluksit tregtar.
Korrupsioni, informaliteti, niveli i ulët i arsimimit dhe zhvillimit industrial në të dyja vendet janë faktorët e tjerë pengues.
Arsye të tjera janë kostot e larta të transportit, të rënduara edhe nga tarifat rrugore, praktikat e zhdoganimeve, kohëzgjatja dhe inspektimet e shpeshta e të tepruara; tarifat e larta të skanimit 22 euro në Durrës, tarifa parkimi, peshimi dhe akciza diskriminuese për disa nga produktet.
Një pjesë e këtyre pengesave hiqen nëse vihen në zbatim praktik marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive. Në të njëjtat studime rezulton se më pak se gjysma e objektivave të vendosura nga dy qeveritë janë realizuar në fushën e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, 36 për qind e tyre janë realizuar pjesërisht, 9 për qind nuk janë realizuar fare dhe për tre objektiva nuk jepet informacion./Euronews
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












