Kosova
Kosova alarmohet nga kriza ushqimore dhe energjetike
Situata e fundit me krizën në Ukrainë dhe alarmi se bota po shkon drejt një krize të ushqimit ka shqetësuar edhe autoritetet në Kosovë.
Preaidentja Vjosa Osmani ka folur për nevojën që kjo situatë të gjejë zgjidhje.
“Ky vit na gjenë në një situatë ndryshe në kontinentin tonë, si pasojë e luftës në Ukrainë, kontinenti ynë e jo vetëm po përballet me pikëpyetje të shumta. Në një situatë ku kemi nevojë për zgjidhje të shpejta për të mos kompromentuar sigurinë e furnizimit me energji, përballemi paralelisht edhe me obligimin për t’u siguruar që zgjidhjet tona të sotme nuk i rrezikojnë ambiciet tona për dekarbonizim në të ardhmen. E vetmja mënyrë se si mund t’ia dalim me sukses është përmes bashkëpunimit, bashkërendimit dhe komunikimit të rregullt e të koordinuar”, tha ajo, transmeton Albinfo.ch.
Këto komente, Osmani i bëri në edicionin e pestë i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm (KSDW) 2022, e cila mbetet ngjarja më e madhe për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon. Tema e sivjetme e KSDW do të jetë agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
E para e vendit theksoi se Kosova ka më shumë nevojë për energji të gjelbër dhe se ka nevojë për investime në eficiencë të energjisë dhe ruajtjen e mjedisit.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj I përballur me një krizë të madhe në vreshtarinë zvicerane, kantoni i Gjenevës dëshiron të prezantojë... -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit












