Kosova
Kosova bëhet me ambasadë në Oslo të Norvegjisë
Kosova ka hapur Ambasadën në Oslo të Norvegjisë.
Ambasadori i parë i Kosovës, Uliks Emra, sot i ka dorëzuar Letrat Kredenciale tek lartmadhëria e tij, Mbreti i Norvegjisë Harald V, duke u akredituar si Ambasador Fuqiplotë e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Norvegjisë.
Ambasadori, duke përcjellë përshëndetjet e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe popullit të Kosovës, falënderoi Lartmadhërinë e tij Mbretin Harald V për kontributin e pakursyer dhe gjithëpërfshirës që Mbretëria e Norvegjisë i ka ofruar vendit gjatë gjithë këtyre viteve.
“Mbretëria e Norvegjisë është njëra ndër vendet e para, e cila e ka njohur Republikën e Kosovës, dhe për këtë populli i Kosovës do të jetë mirënjohës përjetësisht. Relacionet ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyeshme, ndërsa synimi është që ato të thellohen edhe më tej në fusha specifike”.
Nga ana e tij Lartmadhëria e tij, Mbreti Harald, pasi shprehu përshëndetjet e tij të përzemërta për presidentin Thaçi, theksoi se janë shumë të lumtur për vendimin e Republikës se Kosovës për hapje të Ambasadës në Oslo dhe se ky është një moment i veçantë në relacionet ndërmjet dy vendeve. Mbretëria e Norvegjisë do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në të gjitha fushat dhe për këtë mund të jeni shumë të sigurt”.
Uliks Emra ka përfunduar Fakultetin Juridik si dhe Masterin në Shkencat Penale në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin në Diplomaci në Universitetin e Zagrebit.
Ai është diplomat i karrierës, i cili ka kryer funksione të rëndësishme në institucionet shtetërore dhe në hierarkinë e lartë të MPJ. Ai ka qene zëvendësdrejtor i përgjithshëm, u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm, zëvendës ambasador në Kroaci, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Kroaci, sekretar në Institutin për Hulumtimin e krimeve të luftës, shkruan klankosova, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike











