Lajme
Kosova çdo vit humb nga 500 kubikë lëndë drusore
Një studim i organizatës holandeze për zhvillim (SNV), në pyjet e Junikut rreth biomasës drunore, ka konstatuar se Kosova çdo vit humb nga 500 kubikë lëndë drusore.
Në takimin e parë informues, të organizuar në Junik, nga SNV-ja, në mes përfaqësuesve të institucioneve të komunave të Dukagjinit dhe shoqërisë civile, rreth këtij studimi që do të zgjasë deri nga mesi i shkurtit, u tha se vendi ka potencial të mjaftueshëm të biomasës drunore që do të mund të shfrytëzohej për industri të ndryshmem, shkruan Koha Ditore.
Haki Kola, drejtor i Projektit të SNV-së në Kosovë, ka theksuar se po përpiqen ta bëjnë një studim mbi zinxhirin e vlerave të drurit nga pylli deri te përdorimi i tij, duke e studiuar potencialin drunor.
Ndërkaq Mihallaq Qirjo, inxhinier pyjesh nga Korça, tha se ky studim merret për shfrytëzimin e dobishëm të biomasës së pyllit të njërit prej segmenteve që aktualisht në bazë të përdorimit tradicional të deritashëm është e papërdorshme, duke u lënë në pyll, e që potencialisht ka vlera të dobishme në drejtim të prodhimit të lëndëve të para për energji ngrohëse, siç janë ashklat, çipsat apo paletat.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës











