Kosova
Kosova dhe Luksemburgu prezantojnë skemën e granteve për energji të pastër në vlerë 1 milion euro
Kosova, me mbështetjen e Luksemburgut, hap thirrjen për grante në energji të pastër
Kryeministri Albin Kurti, së bashku me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministren Artane Rizvanolli dhe Shefin e Misionit të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Eric Dietz, prezantuan skemën e granteve për energji të pastër, me vlerë prej 1 milion euro, transmeton albinfo.ch.
Ky fond është i dedikuar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) me veprimtari primare dhe sekondare në prodhim, dhe zbatohet nga Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve (KIESA) në kuadër të Ministrisë së Industrisë.
Skema realizohet me kontribut financiar nga Luksemburgu dhe synon të mbështesë NMVM-të dhe startup-et vendore, duke promovuar inovacionin, energjinë e pastër dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Ministrja Hajdari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe transparencës në menaxhimin e fondeve, si dhe përfitimet që këto skema sjellin për konkurrencën e ndershme dhe rritjen e besimit të biznesit vendor.
Kjo iniciativë vjen pas disa skemave të tjera të suksesshme të lansuara nga MINT/KIESA, përfshirë grante për inovacion (1,9 milion euro) dhe për industrinë kreative (1,45 milion euro), gjithashtu me mbështetje nga LuxDev. Në ditët në vijim pritet nënshkrimi i marrëveshjes për grante për mësimin dual, në vlerë prej 1 milion euro, që do të mbështesë trajnimet për të rinjtë në sektorët prioritarë industrialë.
Ministrja Hajdari nënvizoi se bashkëpunimi me shtetin mik Luksemburg synon të forcojë ekosistemet e inovacionit, të rrisë konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve dhe eksportet, si dhe të krijojë mundësi për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm në Kosovë.
E-Diaspora
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator













