Kosova
Kosova dhe Shqipëria zotohen për thellim të bashkëpunimit ushtarak
Kosova dhe Shqipëria do ta thellojnë bashkëpunimin në interes të të dyja shteteve, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përcjell albinfo.ch.
Në takim me homologun e Shqipërisë, Niko Peleshi, Mehaj tha se u zotuan për partneritet në fushën e mbrojtjes.
“Edhe në këtë takim me vëllain, ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, ndamë kënaqësinë me sukseset e përbashkëta gjatë këtij viti, duke u zotuar që edhe në vitin e ardhshëm të rrisim bashkëpunimin në fushën e arsimimit e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, me fokus në forcimin e gatishmërisë për ndërveprim operacional sipas konceptit ‘Smart defense’”, shkroi në Facebook.
Mehaj ka shtuar se së bashku, Kosova dhe Shqipëria, janë më të forta.
“Bashkëpunimi bilateral Kosovë -Shqipëri dhe rajonal me vendet partnere në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes është në interes të të dyja vendeve dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e më gjerë”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar










